Sfidojnë Andorrën, Lingard: Dua të luaj për të mos humbur… Botërorin








Xhesi Lingard kërkon që të luajë rregullisht futboll për të mos humbur Botërorin e Katarit vitin e ardhshëm. Sulmuesi i Junajtidit ka regjistruar vetëm 45 minuta në Premier Ligë këtë sezon duke u aktivizuar nga stoli në tri raste. Por 28-vjeçari premton se do të luftojë për të shmangur atë që i ndodhi në Europianin e kësaj vere, ku ai nuk u grumbullua nga Sauthgejti.

World Cup - UEFA Qualifiers - Group I - England v Andorra

“Sigurisht që Botërori është larg, por duhet të luash rregullisht për të shkuar atje. Unë isha shumë pranë Europianit dhe mendoj se aktivizimi luan një rol shumë të rëndësishëm.

Nëse luan 20-25 ndeshje, sigurisht që do të trokasësh në derën e kombëtares. Shpresoj që pas paraqitjeve të fundit, gjërat të ndryshojnë në javët e ardhshme”, tha ai përpara ndeshjes me Andorrën.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com