Shans i artë për Brojën, Çelsi i cakton axhendën nën urdhrat e Tuhel








Çelsi do të rikthehet në fushë më 5 korrik dhe pjesë e skuadrës do të jetë edhe Armando Broja. Sulmuesi i Kombëtares ka marrë njoftimin për t’u rikthyer te blutë e Londrës, nga ku do të jetë pjesë e skuadrës që Tuhel do të testojë për të parë më tej se më kë do të zgjedhë të vijojë sezonin.

brojaaaa

Sulmuesi kuqezi bëri një sezon fantastik te Viteshe, i huazuar në elitën e futbollit holandez. Trajneri i kampionëve të Europës ka vendosur t’i japë një shans djaloshit të Kombëtares, për ta parë nga afër nëse mund ta përfshijë në ekip bashkë me Abraham dhe Zhirunë, teksa për këtë të fundit ka zëra largimi edhe drejt Milanit në Serinë A.

Mbetet për t’u parë nëse djaloshi kuqezi do të bindë trajnerin Tuhel për ta mbajtur në Premier Ligë apo do të vendoset me drejtuesit rinovim i kontratës dhe më pas huazim sërish për një tjetër sezon ku të ketë mundësinë të marrë minuta dhe fitoja akoma edhe më shumë eksperiencë. 19-vjeçarit iu dha mundësia e debutimt me skuadrën e parë të Çelsit nga Frenk Lampard, ndërsa tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Tuhel për të.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *