SHBA, 1 milion doza ”Pfizer” dhuratë Paraguajit.

SHBA, njoftoi nëpërmjet Sekretarit të shtetit Blinken, se do t’i dhurojë Paraguajit 1 milion doza të vaksinës Pfizer.

Blinken, theksoi se SHBA do të vazhdojë të shpërndajë vaksina për vendet e tjera duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19. Gjithashtu, ai tha se SHBA ka një histori të gjatë miqësie me këtë shtet dhe do të vazhdojë t’i përforcojë këto marrëdhënie duke i dhënë ndihmë prej 1 milion vaksinash Pfizer.

SHBA, ka hapur një fushatë donacionesh duke shpërndarë vaksina për vende të ndryshme të botës. SHBA, po përpiqet të luajë një rol strategjik sa i përket luftës ndaj Covid-19, duke u bërë shteti kryesor që ka dhënë e vazhdon të japë numrin më të madh të vaksinave për vendet më të varfra.

Me moton”të luftojmë pandemine kudo që të jemi të gjithë të sigurtë”, SHBA po përpiqet t’i tregojë botës që është një superfuqi ku vendet më të varfra mund të gjejnë mbështetje.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *