SHBA, 24% e popullsisë e vaksinuar plotësisht me vaksinën anti-covid

Më shumë se 202 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit janë bërë në SHBA. Kjo bazuar tek të dhënat e publikuara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). CDC raportoi se janë administruar më shumë se 202 milionë doza, rreth 78 për qind e 258 milionë dozave të shpërndara, shkruan CNN.

Sipas të dhënave, rreth 38.5 për qind e popullsisë amerikane, gati 128 milionë njerëz janë vaksinuar me së paku një dozë dhe rreth 24 për qind e popullsisë amerikane, gati 81 milionë njerëz, janë vaksinuar plotësisht.

SHBA-ja është vendi më i goditur rëndë nga pandemia e COVID-19, ku janë regjistruar 31.5 milionë raste dhe 565 mijë viktima.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *