SHBA, 38-vjeçari vret shokun e tij të dhomës pasi u grindën për telekomandën

shba 38 vjecari vret shokun e tij te dhomes pasi u grinden per telekomanden

Policia në Maryland, SHBA, arrestoi një 38-vjeçar për vrasjen e shokut të dhomës pas një sherri për telekomandën. 38-vjeçari Richard Beno akuzohet për vrasjen e 27-vjeçarit Dominic Scott Hayes javën e kaluar.

Krimi u zbulua mesditën e së enjtes së kaluar kur policia u njoftua për të shtënat që kishin ndodhur rreth 6 orë më parë.
Fillimisht 38-vjeçari pretendoi se shoku i tij i dhomës “ e sulmoi duke mbajtur thika”. Sipas përshkrimit të tij, atë e kishte zënë gjumi në divan kur ishte zgjuar nga zhurma e bërë nga 27-vjeçari në kuzhinë. Më pas, 38-vjeçari kishte deklaruar se 27-vjeçari e pyeti vazhdimisht se ku ishte telekomanda, ndërsa 38-vjeçari e injoronte.

Megjithatë, kur ngriti batanijen që i mbulonte kokën, 38-vjeçari i arrestuar pretendoi se e kishte parë 27-vjeçarin duke mbajtur dy thika dhe më pas mori revolverin që kishte në posedim dhe filloi të qëllonte përpara se të ikte nga dhomë.

Në fund duke u përpjekur të justifikonte se përse iu deshën gjashtë orë për të lajmëruar policinë, 38-vjeçari tha se nuk e kishte vënë re plagën e shokut të dhomës dhe për këtë arsye shkoi të flinte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts