SHBA: 800 milionë USD ndihmë shtesë për Ukrainën

20:24 21/04/2022

Biden ndalon anijet ruse të hyjnë në portet amerikane

Presidenti Amerikan, Joe Biden premtoi një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë 800 milionë Dollarë.

Biden u zotua të dërgojë atje artileri të rëndë, 144.000 fishekë, si dhe dronë taktikë. Presidenti amerikan tha se do t’i kërkonte Kongresit më shumë para për të ndihmuar në forcimin e mbështetjes për ushtrinë ukrainase në përballjen me sulmin e ri rus në lindje të saj.

“Në dy muajt e fundit, ne kemi lëvizur armë dhe pajisje ushtarake në Ukrainë me shpejtësi rekord. Do të vijojmë konsultimet me inteligjencën ukrainase për t’i ndihmuar ata t’i bëjnë ballë agresionit rus edhe në lindje të vendit”.

Biden tha se Putin “nuk do të ketë kurrë sukses të dominojë dhe pushtojë të gjithë Ukrainën“.  Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se SHBA po ndalon anijet e lidhura me Rusinë që të ankorohen në portet amerikane.

“Asnjë anije që lundron nën flamurin rus ose që është në pronësi apo operon  nga Rusia, nuk do të lejohet të ankorohet në brigjet tona”.

Deklaratat e Biden u bënë pas bisedimeve që ai pati me Kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal, i cili ndodhet në Uashington për një sërë takimesh.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.