“SHBA aleati më i madh i Shqipërisë”/ Zëdhënësi i DASH: Mirënjohës Shqipërisë për rolin e saj në promovimin e sigurisë

FILE PHOTO: U.S. State Department Spokesman Ned Price speaks to reporters during a news briefing at the State Department in Washington, U.S., February 17, 2021. REUTERS/Kevin Lamarque/Pool/File Photo
FILE PHOTO: U.S. State Department Spokesman Ned Price speaks to reporters during a news briefing at the State Department in Washington, U.S., February 17, 2021. REUTERS/Kevin Lamarque/Pool/File Photo

Zëdhënësi i DASH-it, Ned Price, deklaron se sot festojmë zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe partneritetin e fortë që kemi ndërtuar, teksa shprehet shpresëplotë për projektet e së ardhmes.

Përmes një videomesazhi, zoti Price shprehet se Shqipëria nuk ka një aleat më të madh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa është mirënjohës për lidershipin politik shqiptar në promovimin e sigurisë në rajon dhe në botë.

“Në 15 mars 1991, SHBA-ja dhe Shqipëria rivendosën lidhjet diplomatike. Sot, ne shënojmë këtë përvjetor dhe zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe komunitetin euroatlantik. Kemi shumë për të festuar. Përgjatë 30 vjetëve të fundit Shqipëria dhe SHBA-ja kanë ndërtuar një marrëdhënie të fortë, të bazuar në vlera dhe qëllime të përbashkëta dhe lidhjen nga njerëzit me njerëzit. Shqipëria është një aleat i palëkundur i NATO-s.

I jemi mirënjohës Shqipërisë për lidershipin e saj dhe rolin e saj në promovimin e sigurisë rajonale e globale përmes kontributit të saj si anëtare e NATO-s. Së bashku ne do të vazhdojmë të bëjmë progres në vizionin tonë dhe të rrisim marrëdhëniet tona. Shqipëria nuk ka një aleat më të madh, partner ose mik se SHBAja.

Ne shohim përpara se çfarë mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme”, deklaron Price. Pak ditë më parë, Bob Hand, këshilltar i lartë pranë Komisionit Amerikan të Helsinkit dhe ekspert për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për Zërin e Amerikës, thotë se lidhjet e ngushta mes dy vendeve i kanë qëndruar provës së kohës gjatë këtyre tri dekadave.

“Unë kam punuar në Komisionin e Helsinkit prej më shumë se tri dekadash, kam qenë dëshmitar i Përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe kam luajtur rol në reagimin amerikan ndaj konflikteve në Ballkan, prandaj një nga gjërat që më bëjnë të ndihem më krenar dhe më i lumtur që e kam dëshmuar, ka qenë rivendosja e marrëdhënieve dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, fakti që Shqipëria u shndërrua nga një vend që dikur amerikanët as që mund ta vizitonin, në njërin nga vendet më miqësore ndaj amerikanëve në Europë madje edhe në botë. Gjatë gjithë viteve 1990, 2000 e deri më sot, Shqipëria ka vazhduar të jetë një partner shumë i fortë i Shteteve të Bashkuara në shumë aspekte. Dhe sigurisht, që nga viti 2009, ajo ka qenë gjithashtu një aleate e NATOs. Prandaj, unë e shoh këtë si një histori suksesi, jo vetëm për vendin tim, Shtetet e Bashkuara, por edhe për vetë Shqipërinë”, shprehet Hand.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *