SHBA, Australia dhe Britania e Madhe pakt te ri sigurie

14:33 16/09/2021

Uashingtoni dhe aleatët bashkëpunim për të ulur ndikimin e Kinës në botë

Ndërsa ndikimi i Kinës rritet gjithnjë e më shumë Shtetet e Bashkuara të Amerikës , Australia dhe Britania e Madhe njoftuan një partneritet të ri trepalësh të sigurisë të fokusuar në rajonin Indo-Paqësor.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të ndihmojnë Australinë të zhvillojë një flotë nëndetësesh me energji bërthamore. Të tre udhëheqësit e përshkruan marrëveshjen në një njoftim virtual trepalësh nga secili prej kryeqyteteve të tyre. Treshja do të njihet me shkurtimin AUKUS.

“Ne tani duhet ta çojmĂ« partneritetin tonĂ« nĂ« njĂ« nivel tĂ« ri. NjĂ« partneritet qĂ« kĂ«rkon tĂ« angazhohet, jo tĂ« pĂ«rjashtojĂ«; tĂ« kontribuojĂ«, tĂ« mos marrĂ«; dhe tĂ« mundĂ«sojĂ« e fuqizojĂ«, jo tĂ« kontrollojĂ« ose detyrojĂ«. Dhe kĂ«shtu, miq, AUKUS ka lindur. NjĂ« partneritet i ri i zgjeruar i sigurisĂ« trepalĂ«she midis AustralisĂ«, MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar dhe Shteteve tĂ« Bashkuara. NjĂ« partneritet ku teknologjia jonĂ«, shkencĂ«tarĂ«t tanĂ«, industria jonĂ«, forcat tona tĂ« mbrojtjes po punojnĂ« sĂ« bashku pĂ«r tĂ« ofruar njĂ« rajon mĂ« tĂ« sigurt dhe ku  pĂ«rfitojnĂ«  tĂ« gjithë”.

Të tre udhëheqësit politikë theksuan se këto nëndetëse me energji bërthamore nuk do të mbajnë armë bërthamore.

“Më lejoni të jem i qartë, Australia nuk po kërkon të marrë armë bërthamore ose të krijojë një aftësi bërthamore civile“, tha Kryeministri i Australisë, Scott Morrison.

Ndërsa Kryeministri Boris Johnson Johnson tha se vendi i tij do të luajë një rol të rëndësishëm në shkëmbimin e njohurive me Australinë.

“Ky do të jetë një nga projektet më komplekse dhe teknikisht më të kërkuarit në botë, që zgjat me dekada dhe kërkon teknologjinë më të përparuar. Ai do të mbështetet në ekspertizën që Mbretëria e Bashkuar ka fituar gjatë brezave, që nga fillimi i nisjes së Marinës Mbretërore nëndetësja e parë bërthamore mbi 60 vite më parë”.

Partneriteti i ri ka ngjallur reagime tĂ« forta tek Franca dhe Kina .Franca tha se kjo ishte njĂ« goditje  me thikĂ« pas shpine  shpinĂ«. Ministri i jashtĂ«m francez Jean-Yves Le Drian akuzoi Presidentin Biden se sjelljet e tij janĂ« tĂ« ngjashme me atĂ« tĂ« parardhĂ«sit tĂ« tij Donald Trump.

Kina gjithashtu e ka kundërshtuar partneritetin e ri të sigurisë ku ajo deklaroi se do ta monitorojë nga afër situatën.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *