SHBA, Biden: Lukashenko të lirojë të burgosurit politikë

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden i ka kërkuar me forcë regjimit të Lukashenkos për të lejuar një hetim ndërkombëtar mbi ngjarjet e 23 majit si edhe lirimin e të burgosurve politikë të vendit.

Shtëpia e Bardhë i kërkon me forcë lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë si edhe angazhimin për një dialog të gjerë politik me udhëheqësit e opozitës.

”Kjo do të çojë në zgjedhje të lira dhe të ndershme nën monitorimin e OSBE”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.

Këto deklarata Shtëpia e Bardhë i bëri pas takimit mes këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan dhe udhëheqëses së opozitës bjelloruse, Svjetlana Tihanovskaja.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *