SHBA, Biden njofton planin kundër përshkallëzimit të dhunës

Tolerancë zero për trafikantët e armëve, mbështetje e mjeteve dhe burimeve federale për policinë lokale dhe rritje e shërbimeve dhe mundësive të punësimit për të rinjtë për të ndihmuar rehabilitimin social të tyre, janë disa nga masat e strategjisë që presidenti amerikan, Joe Biden do të njoftojë sot për t’u përballur me përshkallëzimin e krimit dhe dhunës me armë gjatë një viti e gjysmë.

”Ka një rritje të papranueshme të krimit”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

”Në vitin 2020 vrasjet u rritën me 30%, sulmet me armë në qytetet e mëdha me 8% dhe numri i vrasjeve në tremujorin e parë të këtij viti u rrit 24%”, shtoi ajo.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu kujton se presidenti vazhdon të kërkojë nga Kongresi të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur kundër asaj që ai e quajti “epidemia e armëve”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *