SHBA, Biden: ”Nord Stream 2” një çështje e komplikuar

Presidenti i SHBA, Joe Biden përsëriti kundërshtimin e tij ndaj gazsjellësit gjermano-rus ”Nord Stream 2”.

“Unë kam qenë kundër ‘Nord Stream 2’ prej një kohe të gjatë”, theksoi Biden.

I pyetur pse projekti i diskutueshëm nuk u prek nga sanksionet e fundit të Uashingtonit kundër Rusisë, Biden tha se ishte “një çështje e ndërlikuar që prekte aleatët tanë në Europë”.

Biden po vihet nën presion në Kongres, veçanërisht nga republikanët, për të lëvizur, për të parandaluar përfundimin e gazsjellësit nën Baltik, i cili është ndërtuar në rreth 95% të punimeve.

Sipas ”Politico”, Departamenti i Drejtësisë i SHBA hapi dritën jeshile sanksioneve kundër ”Nord Stream 2 AG”, kompania përgjegjëse për planifikimin, ndërtimin dhe funksionimin e ardhshëm të gazsjellësit, por pas diskutimeve të brendshme miratimi u tërhoq.

Një zyrtar i lartë i tha ”Politico”-s se administrata është e etur të rindërtojë marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Berlinit pasi ajo u përkeqësua nën ish-presidencën e Donald Trump.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *