SHBA: Bisedimet me Rusinë mund të zhvillohen në Janar

22:08 21/12/2021

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit Karen Donfried, diplomatja më e lartë amerikane për Europën, tha në një konferencë të martën se Uashingtoni është “i përgatitur të diskutojë rreth propozimeve që Rusia ka shtruar në tavolinë“, mbi çështje të sigurisë në Europë.

Ka disa gjëra për të cilat jemi të përgatitur të punojmë dhe ne besojmë se ia vlen të diskutojmë”, u tha zonja Donfried gazetarëve pas një vizite në Kiev, Moskë dhe Bruksel. “Ka gjëra të tjera në ato dokumente që rusët e dinë se do të jenë të papranueshme“, shtoi ajo, por pa specifikuar se për cilat bëhet fjalë.

Zonja Donfried tha se takimet dypalëshe SHBA-Rusi ka të ngjarë të zhvillohen në Janar dhe po rreth kësaj periudhe të ketë lëvizje rreth bisedimeve brenda Këshillit NATO-Rusi, apo në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha të martën se ai synon të thërrasë një takim të ri të Këshillit NATO-Rusi sa më shpejt të jetë e mundur gjatë vitit të ri.

Çdo dialog me Rusinë duhet të bazohet në parimet thelbësore të sigurisë europiane dhe të trajtojë shqetësimet e NATO-s për veprimet e Rusisë. Dhe kjo duhet të bëhet në konsultim me partnerët europianë të NATO-s, përfshirë Ukrainën”, tha zoti Stoltenberg.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.