SHBA, brigjet perëndimore përballen me thatësirën më të madhe në histori

Rreth tre të katërtat e rajonit përballen me thatësirën më të keqe në histori në një kohë kur temperaturat në shtetet federale perëndimore të SHBA-së janë mbi normalen.

Ueb faqja amerikane “Monitor” njoftoi se thatësira në brigjet perëndimore të vendit në pranverën e vitit 2021 është më e ashpër se një vit më parë, me kushte të motit që do të rrisin rrezikun e zjarreve dhe mungesës së ujit këtë verë.

Më tej theksohet se disa pjesë të shteteve perëndimore si Kalifornia, Nevada dhe Washingtoni përjetuan temperatura shumë të larta javën e kaluar, më shumë se 38 gradë Celsius.

Tre të katërtat e shteteve perëndimore po luftojnë me nivelet më të këqija të thatësirës në historinë e SHBA-së.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom tha se u duhej një buxhet rekord prej 2 miliardë dollarësh për të luftuar zjarret dhe për të zgjeruar flotën e avionëve të zjarrfikësve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *