SHBA, Cameron: Bllokimi i ndihmës për Ukrainën do të ishte dhurata e Krishtlindjes për Putinin

SHBA, Cameron: Bllokimi i ndihmës për Ukrainën do të ishte dhurata e Krishtlindjes për Putinin
shba cameron bllokimi i ndihmes per ukrainen do te ishte dhurata e krishtlindjes per putinin

Bllokimi i një pakete mbështetjeje për Ukrainën do të ishte një dhuratë Krishtlindjesh për liderët rusë dhe kinezë, paralajmëroi sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, pasi republikanët e Senatit të SHBA kundërshtuan një projektligj ndihme prej miliarda dollarësh.

Cameron u kërkoi aleatëve të mblidhen rreth Ukrainës, duke e përshkruar përgjigjen ndaj konfliktit si “provën e madhe për brezin tonë”, ndërsa mbajti dje një fjalim në konferencën e sigurisë në Aspen, në Uashington DC.

Kongresi amerikan nuk arriti të miratojë një paketë prej 110 miliardë dollarësh të financimit të kohës së luftës për Ukrainën dhe Izraelin, si dhe për prioritetet e tjera të sigurisë kombëtare.

Shtëpia e Bardhë ka dhënë alarmin për atë që mund të ndodhë nëse financimi i mëtejshëm nuk miratohet së shpejti, duke sugjeruar se ushtria e Ukrainës do të bllokohej ose do të pushtohej.

Cameron përdori vizitën e tij dyditore në SHBA për të përshkruar përgjigjen ndaj pushtimit të Rusisë si “provën e madhe për brezin tonë”, duke përmendur konfliktin e vitit 2008 në Gjeorgji, ndërsa paralajmëroi se nëse presidenti rus Vladimir Putin fiton “nuk do të jetë fundi”.

Sekretari i Jashtëm britanik, i cili ishte kryeministër gjatë marrjes së Krimesë nga Rusia në vitin 2014, paralajmëroi se “jetët e amerikanëve” mund të rrezikoheshin nëse presidenti rus synonte më pas një aleat të NATO-s.

Duke folur në konferencë, Cameron tha se ”unë e shoh atë si testin e madh për brezin tonë, sfidën e madhe për brezin tonë. A do ta mbrojmë këtë demokraci?”.

Ai shtoi se ”ne duhet t’ua kalojmë këto para’ ukrainasve, duhet t’i mbështesim dhe të sigurohemi që është Putini ai që humbet, sepse nëse ato para’ nuk votohen, ka vetëm dy njerëz që do të buzëqeshin”.

”Një prej tyre është Vladimir Putin në Rusi. Tjetri është Xi Jinping në Pekin. Nuk e di për ju, por nuk dua t’i bëj asnjërit prej atyre njerëzve një dhuratë për Krishtlindje”.

Cameron pritet të takohet me sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken dhe udhëheqësit e kongresit, republikanë dhe demokratë, si pjesë e udhëtimit.

Kriza në Lindjen e Mesme do të jetë gjithashtu në krye të diskutimeve ndërsa Izraeli zgjeron ofensivën e tij në Gazën jugore mes frikës në rritje për fatin e civilëve.

Cameron tha në samit se do të ngrinte gjithashtu mundësinë e përdorimit të aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar në rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga lufta, një masë të cilën kryeministri britanik Rishi Sunak tha se Mbretëria e Bashkuar po e merrte në konsiderontë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts