SHBA, CDC: Kapitull i ri në pandemi, por potencial për pengesa përpara

SHBA pritet të hyjë në një kapitull të ri në pandeminë e COVID-19, por ka disa “kthesa” të mundshëm përpara që mund të përmbysin progresin, tha në një intervistë dr. Rochelle Walensky, kreu i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Një ditë pasi ajo njoftoi ndryshime gjithëpërfshirëse në udhëzimet federale për maskat mbrojtëse, Walensky paralajmëroi se pandemia nuk mund të ketë mbaruar plotësisht për amerikanët e vaksinuar.

“Ne do të ishim naive të mendonim se kemi dalë plotësisht nga kjo”, tha Walensky.

“Ky duhet të jetë një kapitull i ri, por duke u marrë me këtë pandemi si kliniciste dhe punonjëse e shëndetit publik dhe tani në CDC, mendoj se do të ishim naivë të mendonim se nuk do të kemi disa kthesa gjatë rrugës”.

“Ne duhet të jemi vigjilentë. Unë shpresoj se jemi plotësisht larg tij, por ajo që duhet të bëjmë është të shohim se ku jemi në vjeshtë me normat tona të vaksinimit, me normat e rasteve tona”, shtoi ajo.

Njoftimi i CDC, që deklaron se është e sigurt për të vaksinuarit plotësisht për të marrë pjesë në pothuajse të gjitha tubimet e brendshme dhe të jashtme, të mëdha dhe të vogla, pa maska, ​ishte një hap i rëndësishëm drejt kthimit në normalitet, pas më shumë se një viti në të cilin u regjistruan mbi 580 000 vdekje COVID-19 në SHBA.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *