SHBA dëbon mbi 15 mijë emigrantë nga kufiri me Teksasin, forca të shtuara të policisë për të penguar hyrje te reja

Një kamp kufitar i Teksasit, ku rreth 15,000 emigrantë kishin ngritur strehimore të improvizuara është pastruar, pas dëbimit nga autoritete.

Punëtorët të premten përfunduan heqjen e mbeturinave të fundit të strehimoreve dhe tendave të improvizuara në Del Rio, Teksas, ndërsa trupat e shtetit rreshtuan brigjet e Rio Grande, në kufirin me Meksikën, për të penguarkalimet e reja.

Sekretari i Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas tha “nuk ka më asnjë emigrant në kampin nën urën ndërkombëtare Del Rio”.

Gati 30,000 emigrantë, shumë prej të cilëve nga Haiti, kishin vendosur kampe nën urën ndërkombëtare Del Rio në dy javët e fundit.

Sipas Mayorkas, më shumë se 12,000 emigrantë do të kenë një shans për të mbrojtur çështjen e tyre para gjykatësve të emigracionit amerikan, rreth 8,000 u kthyen vullnetarisht në Meksikë dhe 2,000 ishin dëbuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *