SHBA dënon atentatin ndaj presidentit të Haitit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden përcolli ngushëllimet e tij për presidentin e Haitit, Jovenel Moise i cili humbi jetën si pasojë e një atentati dhe njoftoi se e dënojnë këtë sulm.

Në një deklaratë për gazetarët, Biden vuri në dukje se nuk ka të gjitha informacionet përkatëse lidhur me ngjarjen dhe nga llogaria e medias sociale bëri një deklaratë lidhur me atentatin ndaj Moise.

“Shprehim keqardhje dhe jemi shokuar kur dëgjuam atentatin e tmerrshëm ndaj presidentit Jovenel Moise dhe sulmin ndaj zonjës së parë të Hatitit Martine Moise. E dënojmë këtë akt të neveritshëm. Teksa vazhdojmë të punojmë për një Hatiti të sigurt dhe të besueshëm. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë”, tha Biden në postimin e tij në Twitter.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një postim nga llogaria në Twitter tha se “SHBA i përcjell ngushëllimet familjes së presidentit Moise dhe popullit të Haitit për vrasjen e presidentit të tyre. Ne e dënojmë këtë akt të neveritshëm dhe të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe palëve të interesuara u bëjmë thirrje për bashkëpunim”.

Presidenti 53-vjeçar i Haitit, Moise humbi jetën në një sulm të ndërmarrë nga një grup personash të armatosur në shtëpinë e tij, ndërsa në këtë sulm u plagos edhe bashkëshortja e tij Martine Moise.

Në Haiti, ku paqëndrueshmëria politike mbizotëron për një kohë, Moise u tha gazetarëve në muajin shkurt se kishte “një përpjekje për jetën e tij”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *