SHBA dënon lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut: Kërcënojnë rajonin

Shtetet e Bashkuara dënuan lëshimin e raketave balistike nga Koreja e Veriut, duke thënë se ato shkelin rezolutat e shumta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se “kërcënojnë rajonin dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtar”. Deklarata e Departamentit të Shtetit erdhi pasi Koreja e Veriut tha se, më 25 mars, ka lëshuar “një predhë taktike të tipit të ri, të zhvilluar rishtas”. Arma goditi cakun 600 kilometra larg, tha agjencia verikoreane e lajmeve KCNA.

Fundjavën e kaluar, Phenjani lëshoi edhe dy raketa të tjera me rreze të shkurtër veprimi. Shtetet e Bashkuara mbeten të hapura për diplomaci me Korenë e Veriut, me gjithë provat e saj raketore, tha të enjten presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë. Por, ai paralajmëroi se do të ketë përgjigje nëse Koreja e Veriut e përshkallëzon situatën. “Do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat”, u tha Biden gazetarëve. Përpjekjet diplomatike rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut kanë mbetur të bllokuara për rreth dy vjet.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë përpjekje të zhvillojë marrëdhënie personale me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, por nuk ka arritur të bëjë ndonjë përparim drejt denuklearizimit të shtetit komunist. Zyrtarët verikoreanë kërkojnë heqjen e sanksioneve ndaj shtetit të tyre, në mënyrë që të fillojë procesi i denuklearizimit, mirëpo SHBA-ja e kundërshton një gjë tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *