‘SHBA dhe aleatët europianë të vendosur’/ Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Bisedimet me Rusinë do të zhvillohen pavarësisht situatës në Kazakistan

‘Përplasjet e dhunshme në Kazakistan nuk do të ndikojnë në planet për bisedimet e NATO-s me Rusisë për Ukrainën’, kështu është shprehur zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre europianë duket se janë të vendosur të zhvillojnë bisedimet me Rusët javën e ardhshme. Pritet që takimi të nisë në Gjenevë.

Nga ana tjetër zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price deklaroi se SHBA po monitoron nga afër situatën në Kazakistan.

Shtetet e Bashkuara dhe e gjithë bota po monitorojnë çdo shkelje të të drejtave të njeriut. Gjithashtu ne po monitorojmë çdo veprim që mund të merret si bazë për marrjen e kontrollit të institucioneve të Kazakistanit’, ka shtuar më tej Price.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.