SHBA dhe BE dënojnë sulmet terroriste në Jemen

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia dhe Britania dënuan rebelët Houthi të Jemenit për sulmet e tyre të vazhdueshme terroriste, në një deklaratë të përbashkët.

Jemeni është tronditur nga një luftë shkatërruese për pushtet midis një qeverie të mbështetur nga sauditët dhe rebelëve Houthis të lidhur me Iranin që nga fundi i vitit 2014.

Uashingtoni dhe grupi i kombeve europiane kanë theksuar ofensivën e filluar nga rebelët muajin e kaluar për të kapur provincën e pasur me energji të Jemenit, Marib, nga forcat qeveritare.

“Sulmi i tyre ndaj Maribit po përkeqëson një krizë tashmë të rëndë humanitare”, thanë ata.

Javët e fundit, Arabia Saudite ka qenë shënjestra e një rritje në sulmet me dronë dhe raketa nga Houthit.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite organizoi të dielën një seri sulmesh ndaj kryeqytetit të Jemenit të kontrolluar nga rebelët pasi kapi dronët dhe raketat Houthi.

“Përpjekjet tona të rinovuara diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në Jemen … ofrojnë shpresën më të mirë për t’i dhënë fund kësaj lufte. Ne i nxisim Houthit të kapin këtë mundësi për paqe dhe t’i japin fund përshkallëzimit të vazhdueshëm”, shtoi deklarata.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *