SHBA dhe BE kërkojnë hapjen e negociatave

12:29 11/11/2021

Presidenti Joe Biden dhe von der Leyen thirrje shteteve anëtare

Presidenti Joe Biden do të presë sot kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Dy liderët do të takohen për të diskutuar për tregtinë dhe shqetësimet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Biden po bën përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet me Bashkimin Europian.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të ketë një vazhdim të diskutimeve ku von der Leyen dhe Biden ishin prezent, konferencës së G20 në Romë dhe samitit të klimës në Glasgow. Temat që do të preken janë ekonomia, rregulla për një tregti të përbashkët mes SHBA-së dhe vendeve të BE, këshilli i teknologjisë, ngrohja globale dhe çështjet rajonale të Ukrainës e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Biden do të rikonfirmojë mbështetjen e tij ndaj BE si një partner esencial për  SHBA”, tha zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne në një deklaratë për shtyp.

Një tjetër pikë diskutimi mes Biden e von der Leyen mund të jetë edhe ngritja e çmimeve të energjisë e cila ka shkaktuar shqetësime për rritjen e inflacionit, një temë që u diskutua edhe në mbledhjen e liderëve të G20.

Biden, i cili ka urdhëruar OPEC dhe partnerët e tij për të rritur furnizimin me naftë, ka nxitur vendet e G20 të cilat prodhojnë energji dhe kanë kapacitete që të prodhojnë më shumë për të siguruar një rikuperim më të fortë global ekonomik.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se po sheh edhe për opsione të tjera nëse OPEC dhe partnerët nuk japin rezultat, por nuk i ka cilësuar qartësisht këto mundësi./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *