SHBA dhe BE mbështetje me energji për Ballkanin Perëndimor

14:36 08/02/2022

Borrell e Blinken kundër varësisë ruse për furnizimet me gaz për rajonin

Shefi i diplomacisë europiane Josep Borell dhe Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken kanë deklaruar se Uashingtoni dhe Brukseli janë të përkushtuar për të garantuar sigurinë energjetike të BE-së dhe fqinjëve të saj, duke përfshirë Moldavinë, Ukrainën dhe Ballkani Perëndimor.

“Ne jemi të vendosur për të forcuar sigurinë energjetike për Europën dhe për fqinjët tanë të drejtpërdrejtë, Ukrainën dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi kontaktuar furnizuesit tanë kryesorë të energjisë për të siguruar që furnizimi të mbetet i sigurt, jo vetëm për ne por edhe për fqinjët tanë Ukrainën, Moldavinë dhe Ballkanin Perëndimor”.

Çmimi i gazit në BE është aktualisht gjashtë deri në 10 herë më i lartë se vitin e kaluar, situatë që ka provokuar edhe  rritjen e çmimeve në tregun e energjisë elektrike. BE siguron më shumë se 40% të nevojave të saj për gaz nga Rusia. Për reduktimin e varësisë së saj nga gazi rus, BE ka negociuar me Shtetet e Bashkuara për furnizimin me gazin natyror të lëngshëm.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *