SHBA dhe Gjermania paralajmërojnë Milorad Dodik

19:40 16/12/2021

Sanksione dhe ndërprerje fondesh për republikën Srpska

SHBA dhe Gjermania kanë parajamëruar në një zë liderin liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik me sanksione juridike dhe financiare deri në ndërprerjen e fondeve për republikën Srpska që po synon të shkëputet nga Federata e Bosnje Hercegovinës.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka shkruar në Tëitter se ia ka bërëë qartë zotit Dodik nëpërmjet një telefonate se ka paralajmëruar për pasoja anëtarin serb të presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik. Sipas tij hapat e koalicionit qeverisës të Srpska për t’i minuar institucionet e Bosnjës e Hercegovinës janë të papranueshme.

“Sot në një telefonatë me Milorad Dodik theksova se hapat e koalicionit qeverisës të republikës Srpska për t’i minuar institucionet e Bosnje-Hercegovinës janë të papranueshme. Korrupsioni dhe veprimet kundër Dejtonit do të kenë pasoja. Duhet të ketë një kthim në dialog brenda institucioneve të Bosnje Hercegovins”.

Asambleja Popullore e Srpska-s ka miratuar një sërë hapash që fuqizojnë një nismë për t’i transferuar disa kompetenca nga institucionet shtetërore federale, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi.

Ndërkaq ministrja e re gjermane e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock, tha se situata në Bosnje dhe Hercegovinë është “shqetësuese” dhe se përpjekjet e Dodikut që Republika Srpska të shkëputet nga federata, ishin “të papranueshme”.

“Ne nuk do të bashkëpunojmë me ata që po punojnë në mënyrë aktive për shkatërrimin e Bosnje-Hercegovinës ndaj do të rishpërndajmë fondet e destinuara për Bosnje dhe Hercegovinën. Për mua personalisht kjo nënkupton që regjimi ekzistues i sanksioneve të BE-së duhet të përdoret dhe kundër zotit Dodik. Jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë në BE, por edhe me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar”.

Shtetet e Bashkuara përveçse kanë vendosur ndalesë udhëtimi ndaj Dodikut dhe ia kanë ngrirë asetet. Po ashtu, Uashingtoni e ka kërcënuar Dodikun se do t’i vendosë edhe sanksione të tjera, nëse ai vazhdon të bëjë veprime që dobësojnë institucionet qendrore të Bosnjës.

Ideja që BE-ja të vendosë sanksione ndaj Dodikut ka mbështetjen e shumicës së 27 anëtarëve, por vendimi që të ngrinë asetet dhe për të vendosur ndalim udhëtimi duhet të jetë unanim. Një vendim i tillë për thellimin e sanksioneve ndaj Dodik po e kundërshtohet nga Hungaria dhe Sllovenia.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.