SHBA dhe Irani shkëmbejnë të burgosurit

[embedded content][embedded content]

19:40 18/09/2023

Washington-i zhbllokon 6 mld USD të Teheranit

5 amerikanë të burgosur prej vitesh në Iran dhe të akuzuar për spiunazh kanë lënë këtë të hënë Teheranin në një operacion të shkëmbimit të të burgosurve mes dy vendeve. Ata zbritën në aeroportin e Dohës pasi Katari ishte bërë negociator në këtë operacion. Në krahun tjetër edhe Shtetet e Bashkuara liruan 5 iranianë të burgosur, si dhe zhbllokuan 6 miliardë dollarë të fondeve iraniane të bllokuara në bankat e Koresë së Jugut.

Sapo paratë u transferuan në bankat e Katarit, autoritetet iraniane lejuan shkëmbimin e të burgosurve. Por vetëm 2 iranianë pranuan të kthehen në vendin e tyre pas lirimit nga burgu. Amerikanët e liruar janë 2 biznesmenë dhe një ambientalist ndërsa 2 të tjerët, nga të cilët një është grua nuk janë identifikuar. Shtetet e Bashkuara këmbëngulin se akuzat ndaj tyre janë të pabazë dhe se janë mbajtur peng nga Irani për qëllime politike.

BBC raportoi se negociatat e fshehta mes Uashingtonit dhe Teheranit kanë pasur 9 raunde. Presidenti Biden është shprehur i vendosur për të kthyer amerikanët në atdhe ndërsa republikanët e kanë kundërshtuar marrëveshjen pasi sipas tyre Irani do të marrë më shumë pengje në të ardhmen.

Tv Klan


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts