SHBA dhe Kina dakordësi për klimën

23:18 11/11/2021

Dy vendet angazhohen për projekte afatgjata për nivelin e emetimeve

Shtetet e Bashkuara dhe Kina në një deklaratë të pazakontë janë zotuar se do të punojnë së bashku në fushën e ndryshimeve klimatike. Në dokument është përmendur se këto shtete angazhohen për të zhvilluar strategji afatgjatë për nivelin e emetimeve. “Shtetet e Bashkuara dhe Kina nuk kanë mungesë të dallimeve, por në lidhje me klimën, bashkëpunimi është e vetmja mënyrë për të bërë punë. Kjo nuk është një çështje e ‘zgjedhjes së lirë”, sinqerisht. Kjo është shkencë. Janë matematika dhe fizika që diktojnë rrugën që duhet të ndjekim”, i dërguari amerikan për klimën, John Kerry, u tha gazetarëve në Glasgow.

Ndërsa Xie Zhenhua, kryenegociator i Kinës për çështje klimatike, është shprehur se marrëveshja është arritur disa ditë më herët.

Ne jemi të përkushtuar për të vepruar më shumë, në mënyrë që të arrijnë synimin e Marrëveshjes së Parisit për Klimën dhe të forcojmë zbatimin e saj”, është tha ai.

Kina është emetuesja më e madhe e gazrave serë në botë. Delegatë nga gati 200 shtete janë duke marrë pjesë në Konferencë për të analizuar mënyra si të zbatohen zotimet e bëra në Konferencën e Parisit për klimën, në mënyrë që temperatura mesatare të mbetet në 1.5 deri në 2 gradë Celsius. Në mesin e marrëveshjeve që janë arritur në konferencën e këtij viti është edhe zvogëlimi i emetimeve të gazrave serë dhe metanit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *