SHBA dhe Kina do të zbatojnë marrëveshjen për Tajvanin

14:45 06/10/2021

Vendimi pas përshkallëzimit të tensioneve mes Pekinit dhe Tajvanit

Presidenti amerikan, ka deklaruar se ai dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping kanë rënë dakord për të zbatuar “marrëveshjen për Tajvanin”.

Biden dukej se i është referuar politikës së vjetër të Uashingtonit, sipas së cilës ajo zyrtarisht njeh Pekinin dhe jo Taipein.

Unë kam folur me Xi për Tajvanin. Ne jemi dakord … ne do t’i përmbahemi marrëveshjes së Tajvanit“, tha ai.

Ministria e Jashtme e Tajvanit ka kërkuar sqarime nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me komentet e Biden dhe u sigurua se politika amerikane ndaj Tajvanit nuk kishte ndryshuar, angazhimi i SHBA ndaj tyre ishte “i fortë” dhe se SHBA do të vazhdojë të ndihmojë Tajvanin të sigurojë mbrojtjen e tij.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *