SHBA dhe Kina vendosën për “bisedime të akullta” në Alaskë

22:00 18/03/2021

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë që Kina të ndryshojë sjelljen e saj nëse dëshiron të rivendosë marrëdhëniet, ndërsa të dy palët përgatiten të takohen sot në Alaskë. Megjithatë, Pekini ka thënë se Uashingtoni është plot iluzione nëse mendon se Kina do të bëjë kompromis.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan do të takohen me diplomatin e lartë të Kinës Yang Jiechi dhe këshilltarin e shtetit Wang Yi në Anchorage.

Uashingtoni thotë se turneu në Azi, si dhe shtrirja në Evropë, Indi dhe në vende tjera partnere, tregon se si Shtetet e Bashkuara kanë forcuar dorën e tyre për t’u përballur me Kinën që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën në Janar.

Por të dy palët duket se nuk janë gati të bien dakord për shumë gjëra, gjatë bisedimeve të para të nivelit të lartë të presidencës së Biden me Kinën.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Jalina Porter tha se takimet do të ishin një mundësi për të shtypur Kinën në çështjet “ku SHBA dhe bashkësia ndërkombëtare presin transparencë dhe përgjegjësi dhe për të kuptuar se ku mund të kemi interes për të bashkëpunuar, përfshirë ndryshimin e klimës“.

Ndërsa, ambasadori i Kinës në Uashington, Cui Tiankai, i tha të mërkurën mediave kineze se Shtetet e Bashkuara duhet të heqin dorë nga iluzionet e tyre nëse mendojnë se zyrtarë të lartë kinezë do të udhëtonin deri në Alaskën “e ftohtë dhe të akullt” vetëm për të “bërë kompromise dhe lëshime”./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *