SHBA dhe Koreja e Jugut nisin stërvitje të përbashkëta, Kim Jong Un teston raketën e re në Phenian

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un pa nga afër testimin e një rakete të re, më rreze të gjatë veprimi, si kundërpërgjigje ndaj stërvitjes së përbashkët që trupat amerikane nisën me ushtrinë e Koresë së Jugut, një lëvizje kjo që shihet si provokim nga Pheniani.

Kim inspektoi armët e anijes patrulluese dhe gatishmërinë luftarake, dhe “lavdëroi shumë anijen për ruajtjen e lëvizshmërisë së lartë dhe fuqisë së fuqishme goditëse dhe gatishmërisë së vazhdueshme për luftim për të përballuar situatën e papritur”. Ai shtoi se testi i raketës tregoi aftësitë e anijes dhe përgatiti marinarët për “kryerjen e misionit të sulmit në luftën aktuale”.

Inspektimi vjen ndërsa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitjet verore të Mburojës së Lirisë, që kanë si qëllim përmirësimin e përgjigjes së përbashkët ndaj kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut në zhvillim. Pheniani ka denoncuar stërvitjet ushtarake të aleatëve si një provë për luftë bërthamore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts