
Ministrat e Jashtëm të SHBA-së dhe Gjermanisë paralajmërojnë Moskën për sanksione të rënda ekonomike, politike dhe strategjike.
Duket se SHBA-ja dhe partnerët perëndimorë janë të bashkuar dhe të vendosur kundër agresionit rus.
Ministrja e Jashtme Gjermane Alena Berbok dhe sekretari i shtetit, Anthony Blinken i kanë bërë sërish thirrje Rusisë që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të përshkallëzuar tensionet në kufi me Ukrainën.
Të dy zyrtarët ritheksuan se rruga e preferuar është ajo e dialogut dhe e diplomacisë dhe bënë të qartë se SHBA, Europa dhe G7 në këtë rrugë do të punojnë së bashku.
“ Ne po kërkojmë hapa të menjëhershëm de-përshkallëzimi. Çdo agresion i mëtejshëm do të ketë pasoja të rënda, ekonomike, politike dhe strategjike ,” tha ministrja e jashtme gjermane menjëherë pas një takimi në Berlin me homologun e saj amerikan Blinken, i cili zhvilloi konsultime ditën e djeshme në Kiev.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al