
23:18 08/12/2022
Një basketbolliste amerikane për një rus trafikant armësh
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë shkëmbyer të burgosur.
Në bazë të marrëveshjes është liruar basketbollistja amerikane Britney Griner në këmbim të tregtarit famëkeq të armëve Viktor Bout, i mbajtur në një burg amerikan për 12 vjet.
Presidenti amerikan Joe Biden tha se Griner ishte e sigurt dhe po sillej në shtëpi me një aeroplan nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ajo u arrestua në një aeroport të Moskës në shkurt të këtij viti për posedim të vajit të kanabisit dhe muajin e kaluar u dënua me 9 vjet burg nga një Gjykatë në Moskë.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al