SHBA dhe Tajvani negociojnë për të forcuar tregtinë, zemërohet Kina

shba dhe tajvani negociojne per te forcuar tregtine zemerohet kina
shba dhe tajvani negociojne per te forcuar tregtine zemerohet kina

20:40 18/08/2022

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Tajvani kanë njoftuar fillimin e bisedimeve për një marrëveshje tregtare dypalëshe në fillim të vjeshtës. Këto bisedime në fushën e tregtisë vijnë në një kohë tensionesh të mëdha mes Uashingtonit dhe Pekinit për sovranitetin e Tajvanit, i cili në orët e fundit ka zhvilluar një sërë stërvitjesh me avionët e tij më të avancuar luftarakë pas manovrave të Kinës rreth ishullit.

Lajmi për një marrëveshje të mundshme tregtare midis Uashingtonit dhe Tajvanit shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga Kina. “Pekini është kundër bisedimeve tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Tajvanit”, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Tregtisë, duke siguruar se Kina do të marrë “të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin dhe sigurinë e saj”.

Uashingtoni, shtoi zëdhënësja, duhet t’i përmbahet parimit të një Kine, të zbatojë seriozisht angazhimin e tij për të mos mbështetur pavarësinë e Tajvanit dhe të menaxhojë me maturi marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me ishullin.

Kujtojmë se tensionet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara u rritën për shkak të vizitës në Tajvan të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Në tetor, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja do ta mbrojë Tajvanin nëse Kina e sulmon ishullin qoftë edhe me ndërhyrje ushtarake. Por, këto komente më pas u tërhoqën pjesërisht nga Shtëpia e Bardhë.

Sakaq, nisma ekonomike e fokusuar në Azi shihet gjerësisht se synon të kundërshtojë ndikimin në rritje të Kinës si një fuqi ushtarake në rritje dhe ekonomia e dytë më e madhe në botë. Kina është partneri më i madh tregtar i shumicës së ekonomive kryesore të rajonit, përfshirë Tajvanin.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts