SHBA: Disa rusë janë dorëzuar, por situata mbetet e rëndë

20:08 01/03/2022

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka bërë të ditur vlerësimin e fundit të pushtimit rus, të para nga Pentagoni. Sipas asaj që shkruan BBC, zyrtari amerikan raporton për një moral të ulët në mesin e disa rusëve, të cilët pas 6 ditësh ende nuk kanë arritur të vendosin epërsi ajrore dhe nuk kanë mundur të marrin qytetin port të Mariupolit. Disa njësi janë dorëzuar, tha zyrtari. Megjithatë, trupat ruse kanë marrë qytetin port afër Berdyansk dhe qytetin Metropol në perëndim.

Pentagoni shton se:

-Rusia ka lëshuar rreth 400 raketa, por sistemi ukrainas i mbrojtjes kundër raketave mbetet aktiv

-Brenda në Ukrainë janë parë hedhës që mund të përdoren për armë termobarike, por inteligjenca amerikane nuk mund të konfirmojë nëse ndonjë armë e tillë është futur në vend

-Rreth 80% e trupave ruse që kishin rrethuar Ukrainën tani janë brenda vendit

-Ka të dhëna se disa njësive ruse po u mbarojnë ushqimet dhe karburanti

Në Ukrainë ndihmat po dërgohen nga ajri, por ndalimi i fluturimit mbetet jashtë si opsion, tha zyrtari amerikan./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts