SHBA do të dërgojë raketa të avancuara në Ukrainë

shba do te dergoje raketa te avancuara ne ukraine

shba do te dergoje raketa te avancuara ne ukraine

08:26 23/09/2023

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, planifikon që t’i japë Ukrainës raketa të avancuara me rreze të gjatë veprimi për ta ndihmuar në kundërofensivën e saj. Lajmi raportohet nga mediat amerikane, të cilat citojnë zyrtarë të lartë që janë të njohur me këtë çështje.

Ata janë shprehur se Ukrainës do t’i dërgohen raketat ATACMS të cilat kanë një rreze veprimi deri në 300 kilometra. Kjo do t’i jepte mundësi Kievit që të godiste shënjestra ruse thellë në linjën e frontit të luftës.

NBC News dhe The Wall Street Journal kanë cituar disa zyrtarë amerikanë që janë shprehur se Biden i tha homologut të tij Zelensky se Kievi do të marrë një ‘numër të vogël’ të raketave ATACMS. Dy udhëheqësit u takuan në Shtëpinë e Bardhë të enjten.

Wall Street Journal thotë se armët do të dërgohen javët e ardhshme. As SHBA-ja dhe as Ukraina nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht raportimet e mediave amerikane./tvklan.al

shba do te dergoje raketa te avancuara ne ukraine

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts