“SHBA do të mbrojë ishullin”, paralajmëron Blinken: Kina po përshpejton planet për t’u bashkuar me Tajvanin!

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar për situatën e luftës në Ukrainë, si edhe për përplasjet Kinë-Tajvan.

Blinken thotë se përdorimi i dronëve nga rusët është një shenjë dëshpërimi. Më tej thekson se tregon se ushtria ruse po humbet në këtë luftë.

“Ne jemi në një pikë kthese”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Bliken është shprehur se Kina është duke çuar përpara synimet për bashkim me Tajvanin, ndërsa Pekini ka vendosur që status quo-ja nuk është më e pranueshme.

Në një fjalim të mbajtur të dielën në Kongresin e Partisë Komuniste në Pekin, presidenti kinez, Xi Jinping, ka thënë se nuk heq dorë nga mundësia e përdorimit të forcës.

“Ne do të vazhdojmë përpjekjet për bashkim paqësor, mirëpo ne nuk do të premtojnë kurrë heqjen dorë nga përdorimi i forcës”, ka thënë ai.

Tajvani është pika kryesore e përplasjes midis SHBA-së dhe Kinës. Tensionet në rajon kanë mbetur të rritura që kur kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vizitoi ishullin në gusht, duke e shtyrë Kinën të zhvillojë stërvitje ushtarake dhe të lëshojë raketa në ujërat përreth Tajvanit.

Në fjalët e tij të hënën, të cilat erdhën në një bisedë me ish-sekretaren e shtetit Condoleezza Rice, Blinken përsëriti kritikat ndaj Kinës nën udhëheqjen e Xi, duke thënë se vendi ishte “më represiv brenda” dhe “më agresiv jashtë vendit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts