SHBA do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën

22:50 29/06/2022

Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar se SHBA do të rrisë praninë e saj ushtarake në të gjithë Europën si një përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Një seli e përhershme e ushtrisë do të krijohet në Poloni, ndërsa luftanijet e reja të SHBA-së do të shkojnë në Spanjë, avionët luftarakë në Mbretërinë e Bashkuar dhe trupat tokësore në Rumani.

Njoftimi erdhi ndërsa liderët e aleancës u takuan në samitin në Madrid. Biden tha në takim se NATO do të forcohet në të gjitha drejtimet në çdo fushë, tokë, ajër dhe det.

Presidenti amerikan përsëriti angazhimin e aleancës për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të saj, duke thënë: “Ne e kuptojmë këtë kur themi se një sulm kundër njërit është sulm kundër të gjithëve”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.