
20:00 15/04/2022
Jake Sullivan është shprehur se nëse Moska godet territorin e NATO-s kjo do të sjellë ndryshim në kursin e luftës
Shtetet e Bashkuara po përgatisin sanksione të reja për të shtypur agesionin rus. Këshilltari i presidentit Joe Biden për sigurinë kombëtar Jake Sullivan është shprehur se fokusi i administratës amerikane është vetëm goditja e drejtpërdrejtë e Moskës në anën ekonomike.
Sullivan tha se Uashingtoni nuk ka dëshirë të kthejë jahtet dhe asetet e tjera të sekuestruara nga njerëzit që ata i shohin si oligarkë me lidhje me Putinin. Ai tha gjithashtu se çdo përpjekje e Rusisë për të penguar transferimin e armëve në dobi të Ukrainës mund të përshkallëzojë përplasjen me Perëndimin.
“Shtetet e Bashkuara nuk po operojnë brenda territorit të Ukrainës, kështu që nëse rusët do të godasin territorin e NATO-s, kjo do të provokonte zbatimin e nenit 5 dhe do të ishte një ndryshim i plotë i trajektores së luftës”.
Neni 5 i Kartës së NATO-s përcakton se një sulm ndaj një anëtari të aleancës ushtarake është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve të saj. Ai nen është zbatuar vetëm një herë, pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.
Sullivan nuk pranoi të diskutonte nëse ndonjë zyrtar i lartë amerikan do të vizitonte së shpejti Kievin, siç kanë bërë kohët e fundit liderët e vendeve të tjera, përfshirë kryeministrin britanik Boris Johnson. Ai paralajmëroi se luftimet në Ukrainë mund të vazhdojnë me muaj ose me vite.
Inkursioni i Moskës, sulmi më i madh ndaj një shteti europian që nga viti 1945 ka ngjallur frikën e konfliktit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, fuqive më të mëdha bërthamore të globit.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al