SHBA do t’ju kërkojë udhëtarëve të huaj dëshmi vaksinimi

19:45 05/08/2021

Administrata Biden nuk është gati të rihapë udhëtimet për shkak të rasteve me covid, plani i ri pritet të ringjallë biznesin.

Administrata e presidentit Joe  Biden po zhvillon një plan që kërkon që pothuajse të gjithë vizitorët e huaj në Shtetet e Bashkuara të tregojnë një dëshmi të vaksinimit kundër COVID -19, si pjesë e planit për heqjen përfundimitare  të kufizimeve të udhëtimeve  që pengojnë shumë udhëtarë nga shtete të ndryshme të botës të hyjnë në ShBA.

Megjithatë, asnjë afat kohor nuk është dhënë ende për planin në fjalë .

Shtëpia e Bardhë dëshiron të rihapë udhëtimet, të cilat do të ringjallin biznesin e linjave  ajrore dhe industrinë e turizmit, por nuk është ende  gati të heqë menjëherë kufizimet për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 dhe variantit shumë të transmetueshëm atë  të Deltas.

Raundi i parë i kufizimeve për  udhëtimet ka nisur të zbatohet ndaj Kinës në janar të vitit 2020.

Prej atëherë, SHBA-ja ka vendosur ndalesë për shtetasit joamerikanë, që kanë vizituar së fundmi, Mbretërinë e Bashkuar, bllokun e vendeve të zonës Shengen në Evropë, Brazilin, Irlandën, Indinë, Iranin dhe Afrikën Jugore.

Kufizimet tashmë prej kohësh  kanë ndarë njerëzit nga të dashurit dhe familjarët e tyre dhe kanë penguar disa njerëz që punojnë në Shtetet e Bashkuara të kthehen në vendet e tyre.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *