SHBA drejt daljes nga pandemia

08:50 19/05/2021

Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky tha të martën se Shtetet e Bashkuara duket se po shkojnë drejt daljes nga pandemia duke theksuar se në shtatë ditët e fundit, mesatarja e numrit të infeksioneve të reja dhe vdekjeve si pasojë e virusit, është më e ulta që prej fillimit të pandemisë.

GjatĂ« njĂ« konference tĂ« ekipit tĂ« reagimit tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, zonja Walensky tha gjithashtu se shifrat mĂ« tĂ« fundit tregojnĂ« se “tĂ« gjithĂ« duhet tĂ« kemi optimizĂ«m tĂ« kujdesshĂ«m”.

Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19-n, Andy Slavitt tha se javën e fundit numri i rasteve te reja me koronavirus ishte në rënie në të 50 shtetet për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana tjetër janë ngadalësuar normat e vaksinimit dhe zonja Walensky tha se SHBA kryen 1.5 deri në 2 milionë vaksinime në ditë. Sipas saj në më pak se një javë që kur Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe CDC-ja autorizuan përdorimin e vaksinës Pfizer tek adoleshentët 12 e sipër, janë vaksinuar më shumë se 600,000 të rinj.

Zonja Walensky vuri gjithashtu në dukje se 60% e të gjithë amerikanëve 18 vjeç e lart kanë marrë të paktën një dozë, një shenjë e mirë drejt përmbushjes me lehtësi të objektivit të Presidentit Joe Biden për të vaksinuar të paktën me një dozë 70% të popullsisë deri më 4 korrik.

Gjatë së njëjtës konferencë, Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë mbi çështje të shëndetit publik, Anthony Fauci siguroi amerikanët për efikasitetin e vaksinave kundër COVID-19-s. Ai tha se studimet e fundit tregojnë se vaksinat aktuale që po injektohen në vend po rezultojnë efektive në garantimin e mbrojtjes kundër varianteve të koronavirusit, përfshirë variantin B.1.6.7, të identifikuar fillimisht në Indi./VOA

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *