SHBA drejt kolapsit shëndetësor

C

23:59 26/08/2021

Spitalet të mbushur me paciente, mjeket: Delta ndryshoi situatën

Me shumë se 100 mijë njerëz janë hospitalizuar me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikes. Shifrat janë publikuar nga Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve  duke e pozicionuar SHBA në një situatë më të rënduar se Gushti i vitit të kaluar.

Ishin më shumë 100 ,317 persona që u  shtruan të infektuar me virusit në 24 orët e fundit ndërkohë që në të njëjtën ditë një vit më parë ishin duke marre ndihmë mjekësore në spital 48.851 persona.

Rastet janë rritur në Shtatë javët e fundit ndërkohë që shumë qytetarë amerikanë ende nuk janë vaksinuar. Vendet më të goditur janë Alabama, Mississippi, Georgia and Louisiana. Në Florida mjeket thoneë se spitalet po shkojnë drejt kolapsit pasi nuk ka më shtretër për pacientët.

“Nëse situata vazhdon e njëjtët javën e ardhshme nuk do ketë hapësira ku të akomodohen të infektuarit e tjerë shprehen ata. Gushtin e kaluar nuk kishim vaksina. Tani kemi gjysmën e vendit të vaksinuar por shifrat janë më të renda, varianti Delta ka bërë ndryshimin e madh”, tha Paul Offit,  një anëtar i administratës sëBarnave dhe Ushqimit.

Ndërkohë që rastet janë shtuar në shumicën e vendeve disa udhëheqës kanë vendosur masa të tjera shtrënguese për të parandaluar një përhapje të shpejtë të koronavirusit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *