SHBA dyshime për raportin e OBSH lidhur me virusin

11:27 31/03/2021

Deklarata: Hetimi i vonuar, pa qasje në të dhëna dhe mostra të plota

Pak orë pas prezantimit zyrtar të raportit hetimor të Oganizatës Botërore të Shëndetësisë për origjinën e koronavirusit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të tjera shprehën shqetësime në lidhje me shpejtësinë dhe plotësinë e gjetjeve.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, vendet theksuan shqetĂ«simin se hetimi “ishte vonuar dhe ekspertĂ«t nuk patĂ«n qasje nĂ« tĂ« dhĂ«na dhe mostra tĂ« plota dhe origjinale nga autoritetet kineze”.

“Misionet tĂ« tilla shkencore duhet tĂ« jenĂ« nĂ« gjendje ta kryejnĂ« punĂ«n e tyre nĂ« kushte qĂ« tĂ« prodhojnĂ« rekomandime dhe rezultate tĂ« pavarura dhe objektive”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e vendeve tĂ« tilla si Britania e Madhe, Kanada dhe Koreja e Jugut.

Studimi i OBSH-së, i kryer së bashku me Kinën, siguroi vlerësime të burimit të mundshëm të virusit që ka shkaktuar deri më tani vdekjen e mbi 2.7 milionë njerëzve në të gjithë botën. Një ekip vizitoi Wuhanin, ku u shfaqë rastet e para.

Raporti pĂ«rshkroi transmetimin fillestar viral nga kafshĂ«t tek njerĂ«zit si “rrugĂ«n mĂ« tĂ« mundshme”.

Ekspertët thanë se ka pak gjasa që virusi të kishte rrjedhur nga laboratori i virologjisë i Wuhanit, duke hedhur poshtë teorinë e ish-drejtorit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA-së, Robert Redfield, gjatë administratës Trump.

OBSH e përshkroi hetimin vetëm si fillimin e studimit për origjinën e virusit.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i PĂ«rgjithshĂ«m i organizatĂ«s, shkroi nĂ« Twitter se hetimi pĂ«rfaqĂ«son “njĂ« fillim shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, por nuk Ă«shtĂ« fundi”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *