23:50 02/09/2021
Gjeneral Mark Milley: Talebanët janë një grup i pamëshirshëm
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley, i ka përshkruar talebanët si një “grup i pamëshirshëm” por tha se SHBA mund të bashkëpunojë me ta në të ardhmen .
“Unë mund t’ju them nga përvoja personale dhe nga e kaluara se ky është një grup i pamëshirshëm dhe nëse ata ndryshojnë apo jo kjo mbetet për t’u parë”.
I pyetur nëse është e mundur që talebanët të përfundojnë duke bashkëpunuar me grupin terrorist ISIS-K, gjenerali Milley përgjigjet se kjo është e mundur.

Ai deklaroi se përpjekjet e SHBA në Afganistan kanë kaluar nga një mision ushtarak në një mision diplomatik.
Gjenerali amerikan kujtoi anëtarët e shërbimit amerikan të cilët humbën jetën javën e kaluar .
Pas tërheqjes së përshpejtuar nga Afganistan, Presidenti Biden ka qenë në shënjestër të kritikave veçanërisht nga rivalët e tij politikë republikanët. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka mbrojtur vendimin e tij duke deklaruar më herët se ai nuk pendohet.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al