“SHBA e miraton rikthimin e Bashës”, analisti Burimi: Nuk besoj tek SPAK, reagon vetëm kur ia dërgojnë dosjet e kopsitura

shba e miraton rikthimin e bashes analisti burimi nuk besoj tek spak reagon vetem kur ia dergojne dosjet e kopsitura
shba e miraton rikthimin e bashes analisti burimi nuk besoj tek spak reagon vetem kur ia dergojne dosjet e kopsitura

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, analisti Genc Burimi komentoi rikonfirmimin e Lulzim Bashës në krye të PD.

Burimi e cilësoi si një zgjedhje të kurdisur vetëm për Bashën me qëllim për t’i dhënë fitoren. Sa i përket situatës në PD apo nëse zgjedhja e Bashës do të sjellë një ndryshim, analisti u shpreh pesimist duke thënë se nuk beson se do të ketë risi.

“Këto ditë Basha po flet për Vettingun në politikë, por sot ky propozim tingëllon shumë bosh në kuadër të korrupsionin që po flitet dhe po qarkullon”, tha Burimi.

I ndalur tek SPAK, analisti shtoi se nuk beson tek reagimi i SPAK. “Shoh një SPAK që reagon kur ia sjellin dosjet e kopsitura, por nuk vepron”, tha Burimi.

Më tej analisti u shpreh se rikthimi i Bashës është mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“SHBA e miraton rikthimin e Bashës”, ka thënë ai.

Sa i përket rolit të ish-kryeministrit Sali Berisha, analisti u shpreh se nuk ka çfarë të humbasë dhe se do të vazhdojë rrugën e tij.

“Berisha u detyrua të hyjë në koalicion me Ilir Metën. Por këtë herë mendoj do të duhet të punojë për të rikuperuar PD. Besoj se do të krijojë një parti të re, ose do të bëhet parti e re jo me kryetar Berishën. Këtë besoj se Berisha do të krijojë një parti, por deri në zgjedhjet e 2025 mund të ndodhin shumë gjëra. Pasi dëri në 2025 mund të kemi edhe zgjedhje të parakohshme, nuk mund të përjashtohet si mundësi”, tha ndër të tjera ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts