SHBA e shqetësuar, Biden do të telefonojë homologun kinez

23:30 17/03/2022

Zhvillimet më të fundit në Ukrainë:

Situata në terren nuk po ndryshon në mënyrë dramatike dhe zyrtarët perëndimorë u thanë gazetarë se Ukraina mund ta luftojë Rusinë derisa ta ndalë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes thotë se praktikisht avancimi e Rusisë ka ndaluar në vend. Trupat kanë “ngrirë” në disa zona të vendit.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë tha se është shumë e shqetësuar se Kina mund të furnizojë me pajisje ushtarake, presidentin Vladimir Putin dhe se Joe Biden do ta ngrejë këtë shqetësim drejtpërdrejt me homologun e tij kinez Xi Jinping.

Gjermania paralajmëroi se po përballet me një sfidë të madhe për shkak të numrit të lartë të refugjatëve ukrainas.

Autoritetet në qytetin jugor të Ukrainës, Mariupol, i cili vijon të jetë nën bombardime të vazhdueshme, thonë se deri më tani nga ky qytet kanë mundur të largohen rreth 30 mijë persona.

Ndërkohë, nga rrënojat e teatrit të bombarduar një ditë më parë ekipet e shpëtimit po nxjerrin të mbijetuarit, të cilët ishin strehuar në bodrumet e godinë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts