SHBA ecën përpara për transferimin e F-16 në Ankara

23:39 11/07/2023

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan: Konsultimi do të nisë së shpejti me Kongresin

Pasi Turqia i dha dritën jeshile Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, presidenti amerikan Joe Biden ka konfirmuar se do të ecë përpara me transferimin e avionëve luftarakë F-16 në Turqi në konsultim me Kongresin.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan deklaroi se presidenti Joe Biden mbështet transferimin e avionëve në Ankara. “Ai nuk ka bërë vërejtje për këtë. Ai synon të ecë përpara me atë transferim”, tha Sullivan.

Disa partnerë të NATO-s besojnë se Turqia, e cila kërkoi në tetor 2021 të blinte 20 miliardë dollarë avionë luftarakë F-16 dhe gati 80 komplete modernizimi për avionët e saj ekzistues luftarak, ka përdorur anëtarësimin suedez për të bërë presion ndaj Uashingtonit mbi avionët luftarakë.

Turqia dhe Suedia ranë dakord që do të punojnë ngushtë “në koordinimin e luftes kundër terrorizmit” dhe do të fuqizojnë raportet dypalëshe tregtare.

Suedia do të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet për të ringjallur procesin e pranimit të Turqisë në BE, përfshirë edhe modernizimin e bashkimit doganor BE-Turqi dhe liberalizimin e vizave, thuhet në deklaratë.

Ndërkaq vendet e NATO-s miratuan planet e reja për t’iu përgjigjur një sulmi të mundshëm rus dhe parashikojnë rritjen e pranisë së trupave në terren dhe mbrojtjen nga sulmet e mundshme detare, ajrore, kibernetike dhe hapësinore. Lëvizja e fundit pason vendimin e vitit të kaluar për të mbajtur rreth 300 000 trupa në gatishmëri të lartë në të ardhmen.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts