SHBA forcon kufijtë në Europë, zgjatet qëndrimi i 4 mijë trupave ushtarake në Poloni, Rumani e Balltik

Më shumë se 4,000 trupa të ushtrisë amerikane që u dislokuan në Evropë në baza të përkohshme tani do të zgjasin qëndrimin – me gjasë për disa javë – si pjesë e përpjekjes së SHBA për të siguruar aleatët e Evropës Lindore gjatë krizës aktuale në Ukrainë.

Ekipi luftarak i Brigadës së Parë të Blinduar i Divizionit të Parë të Këmbësorisë ishte planifikuar të kthehej në SHBA muajin e ardhshëm pas një turneu nëntë-mujor në Evropë. Por ekipi tani do të qëndrojë dhe do të vazhdojë misionet e trajnimit dhe parandalimit me vendet si Polonia, Rumania dhe Balltiku.

“Unë nuk dua të spekuloj për një afat kohor, por të jeni të sigurt se do të jetë vetëm për aq kohë sa ato nevojiten,” tha nëpërmjet emaiit për CNN, John Tomassi, një zëdhënës i Ushtrisë në Evropë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.