SHBA-Francë bisedime për uljen e tensioneve

23:20 03/10/2021

Shtetet e Bashkuara dhe Franca do të zhvillojnë bisedime më 5 Tetor në përpjekje për të ulur tensionet diplomatike. Marrëdhëniet midis të dyja vendeve u përkeqësuan muajin e kaluar pasi Australia anuloi një marrëveshje të mëparshme për blerjen e nëndetëseve franceze, me një shumë që shkonte miliarda dollarë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të jetë në Paris. Kjo është vizita e tij e parë që pas krijimit të një partneriteti të zgjeruar tripalësh të sigurisë mes Australisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara që rriti tensionet mes aleatëve transatlantikë.

Ekspertët thanë se presin që Sekretari Blinken, i cili ka lidhje të forta personale me Francën, të përdorë këtë vizitë për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Francë.

Diplomati më i lartë amerikan do të kryesojë takimin e Këshillit Ministror të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin që është planifikuar të mbahet më 5-6 Tetor dhe do të përkujtojë 60 vjetorin e organizatës.

Sekretari Blinken do të ketë një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm Francez Jean-Yves Le Drian në Paris. Franca do të mbajë presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian nga 1 janari-30 qershor 2022.

“Sekretari Blinken gjithashtu do të takohet me homologët francezë për të vazhduar diskutimet mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve vitale SHBA-Francë për një sërë çështjesh përfshirë sigurinë në rajonin Indo-Paqësor, krizën klimatike, rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia COVID-19, marrëdhëniet transatlantike, dhe punën me aleatët dhe partnerët tanë për të adresuar sfidat dhe mundësitë globale”, bëri të ditur Departamenti i Shtetit.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjithashtu kanë biseduar për raportet mes dy vendeve dhe kanë premtuar se do të vazhdojnë “konsultimet”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *