SHBA, ftohen gratë shtatzëna të vaksinohen kundër COVID-19

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) theksuan se gratë shtatzëna, ato që kanë lindur kohët e fundit ose po përpiqen të mbeten shtatzënë duhet të vaksinohen kundër koronavirusit (COVID-19).

CDC u bëri thirrje autoriteteve shëndetësore dhe ekspertëve të informojnë gratë shtatzëna për rëndësinë e vaksinimit.

“Rekomandoj që gratë shtatzëna ose ato që mendojnë shtatzëninë të flasin me mjekun e tyre për vaksinat kundër COVID-19 për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të foshnjës së tyre”, tha drejtoresha e CDC-së, Rochelle P. Walensky.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se vetëm 31 për qind e grave shtatzëna në SHBA janë vaksinuar.

Sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion, më të pavaksinuarat janë gratë me origjinë aziatike, 45.7 për qind.

Deri më 27 shtator, 125 mijë gra shtatzëna në vend ishin pozitive me COVID-19.

Midis tyre, 22 mijë u shtruan në spital në njësitë e kujdesit intensiv ndërsa 161 humbën jetën si rezultat i infeksionit.

CDC deklaroi se gratë shtatzëna me simptoma të COVID-19 kanë dy herë rrezik të përfundonin në njësitë e kujdesit intensiv dhe rrezik prej 70 për qind më të lartë të vdekshmërisë në krahasim me të tjerat.

Ata shtuan se COVID-19 mund të çojë në komplikime të tilla si lindja e parakohshme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *