SHBA furnizon Ukrainën me raketa ATACMS, çfarë do të thotë kjo për rusët?

shba furnizon ukrainen me raketa atacms cfare do te thote kjo per ruset

Analisti britanik ushtarak, Sean Bell ka analizuar vendimin e SHBA-së për ta furnizuar Ukrainën me sisteme raketore me rreze të gjatë veprimi ATACMS.

Perëndimi ishte kundër dërgimit të raketave me rreze të gjatë, por ky qëndrim është zbutur ndërsa lufta ka vazhduar mes ukrainasve dhe rusëve, tha Bell.

“Për fat të mirë, ato mund të lëshohen nga sistemi i raketave HIMARS, kështu që ukrainasit tashmë kanë lëshues për këto ndërsa SHBA-ja po i siguron vetëm raketat” tha ai.

Raketat “e vendosin çdo ushtar rus që është në shtetin ukrainas brenda rrezes së rrezikshmërisë dhe kjo është një aftësi vërtet interesante ushtarake”, raporton skynews.

Ai tha gjithashtu se ndryshimi i drejtimit nga pala amerikane ka të ngjarë të ketë ardhur nga fushata e vështirë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë udhëtimit në Uashington DC.

“Vetë fakti që ata vendosën disa prej tyre në tryezë është pothuajse me siguri një rezultat i drejtpërdrejtë diplomacisë së presidentit Zelensky”, tha Bell.

SHBA-ja është vendi kryesor që e ndihmon Ukrainën, e cila është pushtuar nga Rusia që nga viti i kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts