SHBA fut në listën e zezë 5 përkrahës të al-Kaedës

20:05 17/09/2021

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken: Amerika është e angazhuar të luftojë terrorizmin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj pesë mbështetësve të Al Kaedës.

Thesari amerikan bëri me dije se në listën e zezë janë futur disa shtetas egjiptianë dhe turq të cilët ofrojnë ndihmë dhe shërbime financiare për grupin militant.

Lista përfshinte Majdi Salim, një avokat me origjinë egjiptiane i cili ka ndihmuar në një sërë aktivitetesh të al-Kaedës në Turqi.

Të tjerët ishin Muhammad Nasr al-Din al-Ghazlani, një korrier financiar egjiptian i cili përdori transfertat në para për të mbështetur al-Kaedën dhe shtetasit turq Nurettin Muslihan, Xhebrail Gyzel dhe Soner Gyrlejen.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Sekretari amerikan i Shtetit.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër pesë mbështetësve të al-Kaedës që veprojnë në Turqi. Ne do të vazhdojmë të shënjestrojmë ata që kërkojnë të dëmtojnë Shtetet e Bashkuara, qytetarët tanë dhe interesat tona”, ka shkruar Antony Blinken.

Ai ka vijuar më tej duke thënë se SHBA do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët dhe aleatët e saj, përfshirë Turqinë, në identifikimin, ekspozimin dhe prishjen e rrjeteve të mbështetjes financiare të al- Kaedës.

Shqetësimi është rritur në Uashington për një ringjallje të mundshme të Al-Kaedës, përgjegjëse për sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara 20 viteve më parë, pasi trupat amerikane u tërhoqën nga Afganistani në gusht.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *