
20:41 03/06/2021
Departamenti Amerikan i Thesarit bllokon pasuritë e tyre, dyshohet se janë krijuar me afera korruptive
Departamenti amerikan i Thesarit ka përfshirë në listën e zezë 5 shtetas bullgarë si dhe 64 subjekte të lidhura me ata.
Sipas autoriteteve amerikane, personat në fjalë, por edhe disa bashkëpunëtorë të tyre, duke shfrytëzuar postet publike, janë përfshirë në afera të nivelit të lartë.
Bëhet fjalë për Vassil Kroumov Bojkov, një biznesmen dhe oligark i shquar bullgar, Delyan Slavchev Peevski, një ish-anëtar i parlamentit, Ilko Dimitrov Zhelyazkov, ish zëvendës shefi i Agjencisë Shtetërore bullgare për Operacionet Teknike etj.
Si pasojë e këtyre sanksioneve janë bllokuar të gjitha pronat e tyre. Në deklaratë thuhet se korrupsioni degradon sundimin e ligjit, dobëson ekonomitë, minon institucionet demokratike, vazhdon konfliktin dhe privon civilët e pafajshëm nga të drejtat themelore të njeriut .
Qeveria amerikane garanton se do të vazhdojë të imponojë pasoja të prekshme dhe domethënëse mbi ata që përfshihen në korrupsion dhe punojnë për të mbrojtur sistemin global financiar nga abuzimet.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al